Ushtria amerikane deklarohet për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria

0
24

Të premten mbrëma në Kosovë kanë arritur 110 kosovarë nga Siria, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Në orët e mbrëmjes të ditës së premte, në Kosovë kanë ardhur 110 shtetar kosovarë nga Siria, të cilët kishin mbetur në zonat e luftës.

Riatdhesimin e tij në Kosovë, e ka mundësuar ushtria amerikane.

Këtë e ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve “Reuters”, zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Sean Robertson.

“Të gjitha asetet e Ushtrisë Amerikane janë përdorur për të mbështetur këtë operacion të riatdhesimit. Në asnjë moment, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk arrestojnë dhe nuk marrin përgjegjësi për personat e dyshuar si luftëtarë të huaj terroristë”, ka thënë Robertson, i cili nuk ka dhënë detaje shtesë.

Ndryshe, një ditë pas riatdhesimit të tyre në Kosovë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve se kanë luftuar për Shtetin Islamik.

Arijan Kryeziut, Visar Qugovcit dhe Agon Misinit dje kanë mbajtur seancë gjyqësore ku edhe iu është caktuar kjo masë e paraburgimit.

Ndërsa një muaj paraburgim do të mbaj edhe i mituri Rexhë Tafaj.

Ky vendim nga gjykata është marrë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Prokurori, Sylë Hoxha ka thënë për lajmi.net se të dy palët janë të obliguara t’i përfillin afatet ligjore sa i përket çështjen në fjalë.

Katër burrat janë arrestuar pas kthimit nga Siria nën dyshimet për pjesëmarrje në luftërat e huaja.

Në mesin e 110 kosovarëve të kthyer nga Siria janë edhe 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijët që kanë humbur prindërit në luftën e Sirisë. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here