Vuçiq i kishte rritur pritjet se Volksvagen do ta hapë fabrikën në Serbi

0
44

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu kishte vardisur shumë Berlinit që gjigandi gjerman i veturave të shkojë në Serbi për të hapur fabrikën që e kishin planifikuar për Ballkanin. Por, tani u bë e ditur se VW do të investojë në Bullgari.

Vuçiq kishte shkuar personalisht në selinë e kompanisë gjermane. Atje kishte marrë edhe një orë dore me logon e kësaj kompanie duke thënë se shpreson që t’i sjellë fat. Edhe të premten kur mbajti një tubim të madh në Beograd, Vuçiq u tha serbëve që vendi i tij është në garë për ta marrë këtë investim të rëndësishëm që do të hapte mijëra vende pune.

Për ta bindur këtë kompani që të vijë në Kosovë  një përpjekje e kishte edhe Qeveria e Kosovës nëpërmjet ministrit Endrit Shala i cili u kishte dërguar letër gjermanëve ku ua kishte ofruar kushtet për këtë investim.

Por, tani u bë e ditur se gjermanët janë përcaktuar për Bullgarinë. Gjermania mbështet ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë makina të markës Volksëagen në Bullgari, tha presidenti i Gjermanisë. “Unë do të inkurajoj Bullgarinë në rrugën drejt ndjekjes së reformave për të siguruar sundimin e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit”, është shprehur presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier në një takim të zhvilluar në Sofje, me homologun e tij bullgar Rumen Radev.

Ai theksoi se Bullgaria është një faktor stabilizues i bashkëpunimit brenda BE-së.

Sipas tij, Gjermania është e interesuar në forcimin e marrëdhënieve politike, kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve.

Gjermania mbështet ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë makina të markës Volksëagen në Bullgari, tha presidenti i Gjermanisë, transmeton ‘Monitor’.

“Partneriteti i suksesshëm ekonomik bullgaro-gjerman është një arsye më shumë për të besuar se Bullgaria është gati dhe meriton të ketë një investitor strategjik me një cikël të mbyllur prodhimi”, ka theksuar presidenti Radev, përcjell Albinfo.ch.

Presidenti gjerman Steinmeier u takua edhe me kryeministrit Bojko Borisov, ku tema kryesore e bisedës së tyre ishte çështja e sigurisë.

Bojko Borisov theksoi se ky vend po përmbush me sukses angazhimet e tij lidhur me mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së.

Ai tregoi se një mekanizëm i qëndrueshëm evropian ishte i nevojshëm për t’i dhënë përgjigje pyetjeve mbi migracionit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here