Ambasadori ukrainas: Do ta njohim Kosovën kur ta njohë Serbia

0
22

Ukraina gjithmonë e ka mbështetur Serbinë në aspektin e Kosovës dhe kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e saj.

Kështu ka deklarur ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandrovich, i cili ka thënë se do ta njohin Kosovën nëse një ditë një gjë të tillë do ta bëjë Serbia.

“Edhe nëse Rusia tërhiqet nga Krimeja dhe Ukraina lindore, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Ky ishte pozicioni ynë para pushtimit të Rusisë, do të jetë qëndrimi ynë deri në fund”, ka thënë ai për mediat serbe.

Serbia vazhdimisht është duke organizuar fushatë për heqjen e njohjeve të Kosovës.

Një gjë e tillë thuhet të ketë nxitur edhe reagimin e SHBA-së, e cila i ka kërkuar Serbisë që ta ndalë fushatën e saj kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here