Familjari i punëtorit që humbi jetën nën gërmadhat e ish-hotelit në Mitrovicë, fajëson Kuvendin e Kosovës

0
33

Lavdim Behrami, familjar i 27 vjeçarit Visar Behrami që humbi jetën mbrëmë derisa po punonte, ka fajësuar institucionet të cilat nuk nxjerrin ligje të duhura për punëtorët fizik.

“Visari është njëra ndër viktimat e kushteve jonormale të trajtimit të punëtorëve dhe ligjeve që cilat krijohen nga pushtetarët”, ka thënë Lavdim Behrami, njofton Klan Kosova.

“Apelojmë të shteti që të krijojë kushte të mirëfillta pune dhe të drejtat e punëtoreve të ngritën sipas standardeve. Shteti duhet të krijojë kushte më të mira. Visari Zoti ia ka caktuar të mos jetojë më – vdekja nuk ndalet, por kushtet duhet të krijohen”.

E fajtor për gjendjen e keqe në sektorin e ndërtimtarisë por edhe në fushat tjera, sipas Lavdim Behramit qendër është Kuvendi i Kosovës.

“Fajtor më i madh është Parlamenti sepse aty bëhen ligjet dhe aty burojnë rrugët e fatkeqësive”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here