Lista Serbe me të njëjtit kandidatë për zgjedhjet e 19 majit, njohësit e çështjeve zgjedhore thonë se ligji nuk ua ndalon këtë

0
29

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund t’i pamundësojë Listës Serbe që të synojë edhe një mandat për kryetarë të katër komunave veriore, me të njëjtit kandidat. Njohësit e zhvillimeve politike thonë se nuk ka dispozita ligjore për ta ndaluar këtë.

Listës Serbe nuk mund t’i ndalohet të marrë pjesë në zgjedhje, ngase nuk ka dispozita ligjore që do të mund t’ia ndalonte një gjë të tillë. Kështu shprehet Valmir Ismaili nga “Demokracia Plus”, sipas të cilit edhe në rrafshin politik, do të ishte mirë që  KQZ të certifikojë Listën Serbe.

“Me legjislacionin aktual, nëse KZQ merr vendim kundër Listës Serbe dhe kjo e fundit e dërgon vendimin në PZAP.  PZAP do të merr vendim në favor të Listës Serbe, sepse nuk ka ndonjë dispozitë ligjore që i ndalon asaj pjesëmarrjen në zgjedhje. Po ashtu edhe në aspektin politik KQZ duhej të certifikonte Listën Serbe dhe nëse do të ndodhte që ata t’i dorëzojnë mandatet, bashkësia ndërkombëtare do ta shihte me çfarë njerëz kemi të bëjmë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Valmir Ismaili.

Edhe Besnik Muçaj nga Institutit Kosovar për Vetëqeverisje Lokale, thotë Lista Serbe ka aplikuar në bazë të ligjeve kosovare, mirëpo vendimmarrja në KQZ është politike.

“Lista Serbe dihet se është parti politike e regjistruar brenda kuadrit ligjor të Republikës së Kosovës dhe si e tillë ajo ka aplikuar brenda rregullave të asaj që parashihen në kuadrin ligjor të Republikës së Kosovës tek certifikimi i subjekteve dhe kandidatëve, por duhet theksuar se vendimmarrja në KQZ është politike pasi personat që marrin vendim janë të propozuar nga subjektet politike”, deklaroi Besnik Muçaj.

Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike, ka filluar më 9 prill dhe ka përfunduar më 18 prill.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here