Lista Serbe ankohet në PZAP për vendimin e KQZ’së

0
17

Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pasi KQZ-ja nuk certifikoi kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 19 majit në katër komunat veriore.

KQZ sot nuk arriti të certifikojë Listën Serbe për shkak se dy përfaqësues të Vetëvendosjes abstenuan me arsyetimin se Lista Serbe duhet të japë dëshmi shtesë se e njeh Kosovën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe dhe kandidatët e saj për kryetarë të komunave në veri të Kosovës.

7 anëtarë kanë votuar për, ndërsa dy përfaqësuesit e Vetëvendosjes abstenuan. Kjo bëri që të dështojë certifikimi, pasi nevojiteshin 8 vota.

Aktualisht, KQZ-ja funksionon me 9 anëtarë, pasi koalicioni PAN nuk i ka dërguar dy emrat për dekretim te presidentit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here