Më 1 maj protestohet kundër vdekjeve në vendin e punës

0
13

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) më 1 maj të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë protesta kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale.

Në vitin 2018, 23 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, kurse këtë vit numri ka shkuar në tre.

V. B., 27 vjeç nga Mitrovica, është viktima e tretë për këtë vit i cili të hënën humbi jetën në vendin e tij të punës. Ai ishte duke punuar në objektin e ish-hotelit “Adriatik” bashkë me tre punëtorë të tjerë kur një pjesë e këtij objekti u shemb në orët e pasdites së të hënës, shkruan më tutje “Zëri”.

Pikërisht ky rast ka bërë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të fillojë organizimin e protestave për të kërkuar nga institucionet kosovare siguri për punëtorët në sektorin publik dhe atë privat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here