“Super” deputeti, 16 orë duke pirë kafe

0
24

Para vetes ka dhjetë kafe.

Por, për t’i pirë ato, deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, nuk i duhet me tepër se 1 minutë.

E madje në emisionin GJESI në T7, Berisha kishte treguar se sa kafe i pinë gjatë gjithë ditës.

Por, për dallim nga kjo video ku deputeti shihet teksa promovon atë që ai e quan shkathtësi, pirja normale e një kafeje merr me shumë kohë.

T7 ka vizituar disa kafene në kryeqytet, për të parë se sa merr kohë përgatitja dhe pirja e një kafeje.

Sipas kësaj, Bekë Berisha, kalon rreth një orë gjatë ditës vetëm duke pritur t’i përgatitja e kafesë.

Por sa kohë i duhet një klienti për ta pirë një kafe?

“Një klient i zakonshëm kalon dikun 20 minuta derisa ta pinë një kafe”.

Bekë Berisha, pavarësisht angazhimeve që i ka si deputet i Kuvendit të Kosovës, sipas një llogaritje, kalon rreth 16 orë gjatë ditës, vetëm duke pirë kafe.

Sipas Shkodrës, çmimi i një kafeje në lokalet e Prishtinës, sillet nga 0.70 cent deri në një euro, varësisht nga kërkesat e klientëve.

Nëse Berisha vendos të pijë espresso, ai paguan rreth 35 euro në dite apo rreth 12 mije euro në vit.

Por, nëse paguan çmimin e zakonshëm prej 1 euro, atëherë gjatë ditës ai shpenzon rreth 50 euro.

Duket që rroga prej deputeti, ia mundëson këtë Berishës, pasi që  në vit, i bie rreth 18 mijë euro.

E doza e madhe e kafesë, duket që ka ndikuar tek Berisha, pasi që ai Ditën e Librit, e uroi me 24 prill, apo një ditë pas që është me të vërtetë.

Por, si duket deputeti i AAK-së e ka nisur edhe një trend në rrjetet sociale, pasi që ka nga ata që e kanë sfiduar, Bekë Berishen.

Tipi ….

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here