Shala në Panairin Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, thirrje për konsum të prodhimeve vendore

0
15

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka shprehur mirënjohje për prodhuesit e Kosovës që me punën e tyre po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e bilancit tregtar.

Ministri Shala theksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë fokus kryesor e ka mbështetjen e prodhuesve vendorë, që sot i ekspozuan produktet e tyre shumë cilësore në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”.

“Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë janë të përkushtuara në përkrahjen e prodhuesve vendorë që t’i certifikojnë produktet e tyre, që të jenë të gatshëm dhe konkurrent për tregjet e huaja. Të vazhdoni të punoni që ta rrisim cilësinë e prodhimeve tona, që ta rrisim edhe tregun dhe besimin në produktet “Made in Kosova”, tha Shala.

Ministri theksoi se të gjitha aktivitetet dhe projektet në kuadër të MTI-së kanë për qëllim mbështetjen e kompanive kosovare.

“Shfrytëzoj rastin të ftoj të gjitha kompanitë kosovare dhe përfaqësuesve të tyre, si Oden Ekonomike, ta vazhdojmë dhe ta avancojmë bashkëpunimin tonë drejt këtyre objektivave. Këto janë sfida, por edhe mundësi, të mëdha dhe mund t’i realizojmë vetëm duke bashkëpunuar. Nga këtu edhe njëherë ju shprehim mirënjohje të veçantë prodhuesve kosovarë, të cilët me punën e tyre po kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së vendit”.

Ministri tha se MTI çdo herë do të jetë përkrah bizneseve dhe do të avokojë për zgjidhje të problemeve të tyre, duke bërë thirrje që të konsumohen prodhimet vendore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here