SHBA kritikon vendimin e Putinit për t’iu ofruar shtetësi ukrainasve

0
26

Departamenti amerikan i Shtetit kritikoi urdhrin e presidentit rus, Vladimir Putin, për t’iu lehtësuar procedurat e marrjes së shtetësisë ruse atyre që jetojnë në territoret separatiste të Ukrainës.

“Rusia, me këtë veprim provokues, po intensifikon sulmin e saj mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Departamenti i Shtetit.

Dekreti i Putinit u botua në faqen e internetit të Kremlinit, të mërkurën.

Putin tha se ligji i ri bëhet “thjesht për çështje humanitare”.

Ministria e Jashtme e Ukrainës e cilësoi atë si “agresion dhe ndërhyrje”.

Dekreti vlen për njerëzit që jetojnë në raojnet Donjeck dhe Luhansk të Ukrainës, të cilat janë kapur nga separatistët pro-rusë në vitin 2014, pasi Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë, përcjell rel.

Që atëherë, konflikti në këto rajone ka marrë rreth 13,000 jetë njerëzish.

Ekipi i presidentit të zgjedhur të Ukrainës, Volodmyr Zelensky, tha se përmes dekretit, Rusia “e ka pranuar përgjegjësinë e saj si shtet pushtues”.

Putin tha se njerëzit që jetojnë në rajonet Donjeck dhe Luhansk janë “plotësisht të privuar nga të drejtat civile” dhe nuk mund të “lëvizin normalisht” ose “të realizojnë nevojat e tyre elementare”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here