Ndërpritet raportimi i Thaçit për gylenistët, vazhdon më vonë

0
6

Presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi ka raportuar 30 minuta para Komisionit Hetimor për deportimin e gylenistëve.

Ai ka kërkuar disa herë radhazi të dijë nëse eksperti ndërkombëtar e ka interpretimin e ndonjë zyre ligjore të Kuvendit, raporton lajmi.net.

Më pas ka pyetur në cili dokument lejon angazhimi i një eksperti ndërkombëtar kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare.

Ndërkaq deputeti Anton Quni ka thënë se Thaçi po e ul autoritetin e tij me këtë qasje ndaj komisionit.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Xhelal Sveqla ka thënë se eksperti është propozuar nga anëtarët e Komisionit. Po ashtu ai ka thënë se kontrata me këtë ekspert ka kaluar nëpër të gjitha organet e Kuvendit.

Megjithatë, Thaçi ka kërkuar ta dijë se pse i njëjti duhet të jetë ndërkombëtar.

Sipas Thaçit ky ekspert është i propozuar nga Sami Kurteshi dhe është simpati e tij, dhe në këtë formë sipas tij ai është jo i besueshëm.

Me kërkesë të Presidentit pjesëmarrësit kanë shkuar në pauzë për tu kthyer më vonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here