“Ngritët aktakuzë kundër Aleksandër Lumezit”

0
27

Në protestën e organizuar nga Vetëvendosje kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, kanë marrë fjalën edhe studentët e Fakultetit Juridik.

Njëri nga ta ka “ngritur” aktakuzë kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

“Unë Altina Nika studente e fakultetit juridik do të marrë sot rolin e prokurores dhe do të ngrejë këtë aktakuzë. Në mbështetje të ligjit ushtroj aktakuzë kund të pandehurit Aleksandër Lumezit. Aktualisht ushtron rolin e kryeprokurorit të shtetit dhe është milioner. Personi në fjalë që nga viti 2000 e deri më tani ka përdorur dokument të falsifikuar, respektivisht certifikatën e Jurispodencës dhe me këtë certifikatë të falsifikuar ka arritur të bëhet Kryeprokuror”, tha në fjalimin e saj studentja.

Ajo tha se i pandehuri me qëllim të ngritjes në detyrë dhe i ndihmuar nga disa politikanë të korruptuar, që nga viti 2000 e ka përdorur certifikatën e falsifikuar. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here