Grantet dhe subvencionet në bujqësi nuk kanë dhënë rezultatet e synuara

0
17

Menaxhimi i sektorit të bujqësisë ka mangësi të theksuara që rrezikojnë efektivitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori. Edhe pse janë hartuar strategji dhe programe dhe për çdo vit ndahen rreth 48 milion euro nga buxheti i vendit për të mbështetur këtë sektor, nuk janë arritur rezultatet e synuara.

Raporti i auditimit të perfomancës “Menaxhimi i procesit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë”, tregon se ka mangësi në mënyrën e menaxhimit të dhënies së granteve dhe subvencioneve për fermerët dhe agrobizneset si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Mënyra se si monitorohen rezultatet e arritura nga financimet publike ka rezultuar me mangësi dhe nuk dëshmon që forma aktuale e mbështetjes financiare për fermerët dhe agrobizneset është adekuate. Auditimi ka nxjerr në pah se ka projekte të investuara që nuk janë aktive e që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mos zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e punësimit, thuhet në njoftimin e Auditorit.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) përveç programeve të rregullta, ka miratuar edhe dy programe të veçanta të mbështetjes financiare në vlerë 8 milion euro, pa analizë paraprake dhe duke tejkaluar kështu kufijtë buxhetor të aprovuar. Kjo mënyrë e miratimit të programeve nuk siguron rezultate të qëndrueshme dhe mënyra e dhënies nuk siguron shfrytëzimin efektiv të fondeve publike, transmeton lajmi.net.

Dështimi në themelimin e strukturave sipas rregullave për Asistencë në Para-Anëtarësim për Zhvillim Rural (IPARD), ka bërë që Kosova, për dallim nga vendet e rajonit të mos përfitoj fonde nga Bashkimi Evropian për sektorin e bujqësisë. Si rrjedhojë, programet mbështeten nga buxheti kombëtar dhe mjetet e huazuara nga donatorët dhe organizatat financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, etj.

Mungesa e komunikimit në mes të MBPZHR dhe komunave për mbështetjen e sektorit të bujqësisë ka mundësuar që aplikuesit e njëjtë të përfitojnë nga të dy nivelet, sikurse në rastin e komunës së Prishtinës.

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm, lidhur me këtë auditim ka deklaruar se “Mbështetja financiare nga buxheti kombëtar për të zhvilluar sektorin e bujqësisë përmes qasjes së qëlluar strategjike dhe zbatimit të tyre ka një rëndësi të madhe dhe ka ndikim të gjerë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit. Mënyra aktuale e menaxhimit të këtij procesi nga institucionet përkatëse nuk ka dhënë rezultate. Në mungesë të menaxhimit të duhur, synimi për përmirësimin e sektorit të bujqësisë nuk është arritur. Prandaj, Qeveria dhe institucionet kompetente duhet të ndërmarrin veprime konkrete të strukturuara që të sigurohen se përdorimi i fondeve publike për zhvillimin e bujqësisë është adekuat dhe i orientuar në rezultate, në të kundërtën përdorimi i fondeve është i paarsyetuar.”

Zyra Kombëtare e Auditimit, ka dhënë rekomandimet e saj, të cilat kanë për qëllim të sigurojnë se autoritetet përgjegjëse, në radhë të parë Zyra e Kryeministrit dhe MBPZHR të sigurojnë një menaxhim të duhur për të siguruar që fondet publike për sektorin e bujqësisë të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes aktuale ekonomike dhe rritje të punësimit. Po ashtu, MBPZHR dhe komunat .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here