Një muaj paraburgim për burrin që vrau gruan në Ferizaj

0
31

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit B.A shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Sipas njoftimit, i pandehuri dyshohet se më 6 maj 2019, në shtëpinë e tij në fshatin Komogllavë, Komuna Ferizaj, ka tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, K.A.

“Në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të gjatë mes vete, i pandehuri fillimisht ka përdorur dhunë fizike ndaj saj duke e goditur me shuplaka fytyrës dhe ashtu në përleshje e sipër nga dritarja e dhomës së katit të I-rë të shtëpisë e ka hedhur për tokë, ku si pasojë e njëjta nga kjo hedhje ka pësuar lëndime trupore e që tani është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjilan. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Ibrahim Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here