Mali i Zi merr vendimin për të akuzuarit e përpjekjes për puç

0
34

Një gjykatë në Mal të Zi pritet të shpallë sot vendimet për rastin e 14 personave të akuzuar për planifikimin e rrëzimit të dhunshëm të qeverisë, në tetor të vitit 2016, me qëllim parandalimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Autoritetet malazeze thonë se nacionalistë serbë dhe rusë kanë bërë komplot për të pushtuar parlamentin gjatë zgjedhjeve parlamentare, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviq, dhe për të instaluar një udhëheqësi pro-ruse.

Të pandehurit përfshijnë dy udhëheqës të opozitës pro-ruse malazeze, një tjetër malazez, nëntë shtetas të Serbisë dhe dy rusë që janë gjykuar në mungesë.

Prokurorët kanë akuzuar dy oficerë të inteligjencës ushtarake ruse për organizimin e grushtshtetit të dyshuar, përcjell rel.

Kremlini ka mohuar se “mekanizmat shtetërorë rusë” kanë qenë të përfshirë.

Mali i Zi, në qershor të vitit 2017, është bërë vendi i 29-të anëtar i NATO-s, një hap që është kritikuar fuqishëm nga Moska dhe është kundërshtuar nga disa malazezë që mbështesin lidhje më të afërta me Rusinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here