Ambasadori Thimonie për bisedimet me BE-në: Të presim njëherë Raportin

0
14

Ambasadori i Francës në Shkup Kristijan Timonie në emër të vendit të tij uron presidentin e ri të zgjedhur të Maqedonisë, që ta udhëheq shtetin drejtë një të ardhme të ndritur.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ambasadori francez duke dhënë një vlerësim pozitiv për procesin e zgjedhjes së presidentit, tha se me këtë Maqedonia e Veriut ka shënuar një përparim të demokracisë në vend.

Së pari do doja të ju them se Franca uron presidentin e ri i cili u zgjodh sipas kritereve më të mira ndërkombëtare dhe vërtetë bëhet fjalë për përparim të demokracisë në këtë vend, sepse kjo është një prej disa zgjedhjeve të cilat ishin të vërtetuara nga ana e organizatave ndërkombëtare si zgjedhje vërtetë të mira dhe kjo është një rrethanë e mirë për presidentin. Vërtetë i urojmë atij si shef i shtetit që ta udhëheqë vendin drejtë të ardhmes së ndritshme”.

Se a do të fitojë vendi ynë datë për bisedime me BE-në në qershor të këtij viti, Timonie nuk e ndanë optimizmin e njëjtë me atë të Qeverisë, vetëm thotë se fillimisht duhet pritur raportin e Komisionit Evropian sa i përket pjesës së reformave të realizuara nga ky vend.

“Shikoni, për momentin fillimisht duhet ta presim Raportin e Komisionit Evropian, raport që do të japë pasqyrë të reformave, veçanërisht për fushat që kanë të bëjnë me mbizotërimin e së drejtës. Kjo është një hapësirë ku BE dhe anëtarët kërkojnë përparim qysh prej verës së kaluar. Pastaj të gjithë së bashku do të bëjmë një vlerësim të situatës reale lidhur me atë përparim”.

Ambasadori Timonie kundërshton pohimin se Franca është skeptike për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, përkundrazi siç thotë ai ata i mbështesin të gjitha përpjekjet e këtij vendi dhe është dëshirë e tyre që Ballkani Perëndimor ti bashkëngjitet BE-së. Mirëpo sipas tij problemi qëndron në diçka tjetër, duke përmendur ndodhitë me Bregzitin dhe çështje dhe probleme me të cilat po përballen ato.

Ai mes tjerash përmendi edhe çështjen e PSP-së, për çka tha se kanë vërejtur përparim në këtë drejtim. Më tej tha se ky ligj duhet të jetë solid që të mund të parandaloj keqpërdorimet e të kaluarës dhe të gjitha të këqijat që mund të ndodhin në të ardhmen. Në këtë mënyrë sipas tij do të rritet edhe besimi tek qytetarët./REL/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here