Valon Murati bën nderime pranë varrit të Agron Rrahmanit

0
27

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka nderuar sot Agron Rrahmanin, udhëheqës i LKÇK-së.

Murati ka thënë se Agroni tërë jetën e tij ia kushtoi çështjes së lirisë dhe atdheut në rrugën e luftës çlirimtare.

Postimi i plotë në Facebook:

Në nderim të Agron Rrahmanit-Naserit

Agroni tërë jetën e tij ia kushtoi çështjes së lirisë dhe atdheut në rrugën e luftës çlirimtare. Këtë përkushtim e pat në kohën më të vështirë për atdheun, kur të paktët ishin në atë rrugë. Aktivist i orëve të para, anëtar e udhëheqës në LKÇK, komandant i njësisë së parë guerile të LKÇK-së, organizator i njësive të UÇK-së që bartën peshë në lufën tonë çlirimtare. Sa vështirë ishte të ishe si ti dje e sa lehtë të të nderojmë sot pranë varrit. Po nderimi më i madh do ishte nëse ne sot vazhdojmë ta duam vendin ashtu siç e deshe tu. Nderim i përjetshëm për ty shok i dashur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here