Me 15 qershor hiqet roaming-u mes Kosovës e Shqipërisë

0
26

Në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, të nënshkruar në Pejë më datë 26.11.2018, më datë 11 Maj 2019 në Tiranë u organizua mbledhja e përbashkët e Bordit Drejtues të ARKEP dhe Këshillit Drejtues të AKEP lidhur me procesin e reduktimit të tarifave dhe heqjes së plotë të tyre për shërbimin roaming për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë sipas kësaj marrëveshje.

Gjatë mbledhjes u diskutua për përfitimet që do të kenë qytetarët e të dy vendeve në lidhje me reduktimin dhe heqjen e  plotë të tarifave të shërbimet roaming, e cila do të aplikohet sipas principeve të modelit të aplikuar më parë nga vendet e Bashkimit Evropian “Roam Like At Home (RLAH)”.

Në respektim të plotë të marrëveshjes ndër-shtetërore të dy palët u pajtuan që procesi i reduktimit të tarifave të fillojë nga data 15 Qershor 2019 fillimisht nëpërmjet aplikimit të modelit “RLAH+”, reduktim i cili do të sjellë efekte pozitive të menjëhershme tek qytetarët e të dy vendeve (nga kur do të ketë zvogëlim rreth 90% nga kostoja aktuale e përdorimit të telefonisë në roaming), dhe në vijim heqjen e plotë të tarifave roaming për qytetarët e dy vendeve, duke filluar nga 1 korriku 2021.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here