Krijohen grupe me uniforma kundër emigrantëve në Hungari

0
33

Një parti e të djathtës ekstreme në Hungari thotë që po formon një “grup të vetëmbrojtjes”. Grupi do ketë uniformat e veta dhe do i përngjajë Gardës Hungareze, të cilën një gjykatë kishte urdhëruar të shpërbëhej në vitin 2009.

Laszlo Toroczkai, kreu i Lëvizjes Atdheu Ynë, tha të martën që ky ‘’legjion’’ do fokusohej në ruajtjen e traditave dhe mësimin e aftësive bazike ushtarake. Ai thotë që ky grup do ishte i gatshëm të ndihmonte pas katastrofave natyrore dhe do mbështes njerëzit që të evakuhoen nga shtëpitë.

Toroczkai thotë që Legjioni Kombëtar do shërbejë si një organiztë umbrellë për grupe të njejta dhe ka strategji ligjore të paspecifikuara që do përdorë nëse autoritetet hungareze mundohen të shkatërrojnë grupin.

Vince Szava, kreu i grupit për të drejta të minoriteteve ka reaguar kundër kirjimit të këtijgrupi dhe ka bërë thirrje për ndalimin e ideve neo-naziste.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here