Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit në Tiranë

0
18

Gjatë mbëmjes së djeshme në Tiranë është djegur një makinë  tip “Citroen” ngjyrë vishnje me targë TR 9837 S, e cila rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Grigor Heba pranë Komisariatit nr. 2. Sokol Binaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit, ndërkohë Report TV raporton se bashkëshortja e tij punon në Prokurorinë e Përgjithshme.

Komisariati nr. 2 dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për vërtetuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here