Ky është deputeti nga Maqedonia që është përgjuar duke porositur drogë

0
16

Deputeti, Pavle Bogoevski ka vërtetuar se zëri në incizimin që u publikua mbrëmë në rrjetet sociale si “bombë” e re, është i tij.

Bogoevski reagoi me një status në rrjetet sociale, duke thënë se nuk ka porositur kokainë por vaj kanabisi për një njeri të tij të afërt.

Reagimi i tij në  Facebook:

Mbrëmë në një rrjet social rus u publikua një audio ku autori i publikimit e ka quajtur “bombë”, ku thekson se kam porositur kokainë. Në rrjetet tona, fillimisht ishte shpërndarë nga makineritë propaganduese të VMRO-DPMNE-së, në rrjetin social Twitter.

Do të doja të pastroja disa punë:

A është ai zëri im?

Po.

A flas për substancë të ndaluar ?

Po. Mirëpo, në këtë bisedë nuk kam porositur kokainë. Aty kam kërkuar vaj kanabisi. Për përdorim medicinal, për një person timin  shumë të afërm nga vaji i kanabisit, pasi i kishte ndihmuar kur asnjë medikament tjetër nuk i kishte ndihmuar. Atë e bëj disa muaj dhe do ta bëje aq sa duhet. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here