Madonna arrin në Izrael, gati për ta ‘dridhur’ skenën e “Eurovisionit”

0
30

Madonna ka arritur në Izrael për performancën në “Eurovision”.

Superylli i muzikës pop, e cila do të performojë në finalen e së shtunës, nuk ka nënshkruar ende kontratë për paraqitjen e saj, shkruan The Times of Israel, transmeton lajmi.net.

Madonna arriti në Izrael të martën mbrëma, para performancës së saj të planifikuar për finalen e “Eurovision Song Contest”, në Tel Aviv.

Ani pse ajo ende nuk ka nënshkruar kontratë për këtë performancë, tashmë ka arritur në Tel Aviv.

Madonna arriti në aeroportin e Ben Gurionit me një avion privat, ajo mbante një kapele, përmes së cilës nuk i lejonte paparacët t’ia fotografonin fytyrën.

Pjesëmarrja e saj ishte vënë në pikëpyetje për shkak të një deklarate, në të cilën tha se nuk do t’i përshtatet agjendës politike të askujt dhe nuk do të ndalet së foluri për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Izarel ka fituar në festivalin “Eurosong” për të katërtën herë, dy herë ishte mbajtur në Jerusalem (më 1979 dhe 1999). 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here