Thaçi s’e ka harruar PDK-në, bën simbolin me gisht me të rinjtë e partisë

0
29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi siç duket nuk e ka harruar ende ish-partinë ku ai dikur ishte kryetar.

Në një fotografi të postuar nga kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Donjet Bislimi, Thaçi shihet teksa me gisht bën simbolin e PDK-së.

Kujtojmë se Thaçi ishte për shumë vite kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, nën drejtimin e së cilës fitoi shtatë herë zgjedhjet në Kosovë.

Ndërkaq më 2016-tën, Thaçi ishte zgjedhur president i Kosovës. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here