Kuvendi i Serbisë do të mbajë seancë për Kosovën, i ftuar edhe Vuçiq

0
9

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq ka konfirmuar mbajtjen e një seance kushtuar Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq ka ftuar më 27 maj një seancë kushtuar Kosovës dhe ka paralajmëruar se prezent do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë.

“Kam ftuar një seancë të veçantë në formë të raportit për Kosovën më 27 maj. Do t’i bëj ftesë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të jetë prezent në seancë, po ashtu edhe kryeministres Ana Bërnabiq dhe të gjithë ministrat, përfshirë edhe drejtorin e zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq”, deklaroi ajo për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Pres që pasi Vuçiq të na ofrojë një raport të gjithë pjesëmarrësit të marrin pjesë në diskutim”, shtoi ajo.

Vendimi për thirrjen e seancës ku temë kryesore do të jetë Kosova vjen para fundjavës së zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës, pas Samitit të Berlinit dhe para takimeve të ardhshme në Paris ku në fillim të korrikut do të mblidhen sërish krerët e Ballkanit perëndimor me ftesë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here