30 punëtorë ngecin në një minierë në Gjermani

0
34

30 punëtorë janë bllokuar si pasojë e një shpërthimi në një minierë në Gjermani, ku raportohet se disa prej tyre edhe janë plagosur.

Punëtorët ngecën 700 metra nën tokë në zonën e Tojts Shentalit.

Zjarrfiksit dhe punonjësit e emergjencave bashkërenduan përpjekjet për t’i nxjerrë të mbijetuarit nëpërmjet tunelit të minierës.

Për fat të mirë, të gjithë u nxorën në kohë dhe të plagosurit janë duke marrë tretmanin mjekësor, teksa raportohet se vetë një prej tyre është në gjendje të rëndë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here