47 kosovarë kthehen nga Sllovenia

0
12

Ambasa e Kosovës në Slloveni ka njoftuar se janë kthyer në Kosovë edhe 47 bashkatdhetarë që ndodheshin në Slloveni.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka bërë me dije se personat e kthyer kishin raste urgjente shëndetësore ose raste të natyrave të tjera.

Ambasada e Kosovës në Slloveni, në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Sllovenisë ka mundësuar kthimin në Kosovë edhe të 47 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni, të cilët kishin raste urgjente shëndetësore dhe të natyrave tjera”, thuhet nw njoftim.

Transporti është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Lubjanë dhe qytetarët e Kosovës tashmë kanë arritur në Kosovë, ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here