Këngëtari Olti Gega, në duet me të mirênjohurin Bujar Qamili sjellin “Flakë-Flakë”

0
46

Olti Gega këngëtari i njohur nga Puka, i cili me talentin dhe zërin e tij të bukur ka arritur nje audiencë mbarë kombëtare, por që moshë të vogël filloi të këndonte dhe të aktivizohej në muzikë. Olti u bë i njohur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës 2000 ku dhe u nderuan me çmimin e parë si ansambël.

Dhe që nga ky eveniment çmimet per Oltin vazhduan, ai rrëmben çmimin “Best Song” në Top-Fest 2006, per te arritur më pas çmimin Best Song ne Magic Fest 2008. Gjithashtu ai u nderua me vendin e 3-të në festivalin folklorik të Gjirokastrës në vitin 2015. Dhe karriera artistike e bilbilit oukjan Olti Gega vazhdoi me këngë të zhanreve të ndryshme ku dominon zhanri turbo-folk.

Ai e vazhdon muzikën edhe larg vendlindjes në SHBA ku jeton dhe vepron aktualisht, dhe së fundmi ka sjellë këngë mjaft të bukura dhe të suksesshme, ku vlen të citohet kënga “Dasma e Malsorit” një super projekt i mirë organizuar e cila sapo doli u shndërrua në hitin e dasmave veriore. Projekti më i ri i Olti Gegës është një bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Bujar Qamili. “Flakë-Flakë” kështu titullohet kënga e cila sapo u lancua mori pelqimin e fansave të shumtë të dy këngëtarëve .

Mësojmë se Olti së shpejti do vijë me projekte të reja dhe me bashkêpunime me këngëtar/e të njohur të muzikës shqiptare. E deri në realizimin e projekteve të reja ne ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni dhe dëgjoni këngën “Flakë-Flakë” nga Olti Gega dhe Bujar Qamili.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here