5 Detaje që më bëjnë të dukem e veshur shtrenjtë!

0
65

Pavarësisht dëshirës së madhe, gjatë dimrit përtojmë kaq shumë të mendojnë për kombinime veshjesh. Ndoshta koha, mëngjeset e errëta dhe i ftohti na bëjnë të mos i ndahemi pulovrës sonë të preferuar dhe streçeve poshtë palltos. Gjithsesi, sado minimaliste të jeni veshur, nëse nuk harroni këto 6 aksesorë do të dukeni gjithnjë e veshur shtrenjtë.

1. Mini çantat- Mund t’i mbani kur vishni xhinse, apo një fustan klasik. Një prerje e tillë çante do t’ju bëjë të dukeni gjithnjë si zonjushë e veshur shtrenjtë dhe me shije. 2. Shalli i mëndafshtë.- Një këmishë e bardhë që kombinohet me një shall të vockël mëndafshi rreth qëfës është versioni perfekt i një veshjeje të mirëmenduar. 3. Perla- Menjëherë pas pulovrës, mos harroni të vendosni vathët perlë që keni.

4. Syzet Cat-Eye-Asgjë s’ju bën më interesante dhe të mistershme se një palë syze të tilla. Nuk është nevoja të shpenzoni gjithë rrogën për to, versione të tilla ka kudo!  5. Karficat e veçanta të flokëve – Do të dukeni si një vajzë e sapo dalë nga pallati mbretëror, kur në të vërtetë keni harxhuar vetëm 3 minuta nga koha juaj për të vendosur lehtësisht disa karfica gjithë finesë në flokët tuaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here