50 punëtorë kosovarë janë larguar nga puna në Kroaci, u kërkohet të mos lëvizin për shkak të virusit

0
21

50 punëtorë kosovarë janë larguar nga puna në Kroaci, u kërkohet të mos lëvizin për shkak të virusit

Lajme

Gazeta Express

23/03/2020 17:48

Ermina Lekaj-Perlaskaj, deputete shqiptare në parlamentin kroat në emisionin Frontal në Televizionin T7 ka bërë të ditur se janë disa punëtorë nga Kosova që janë larguar nga puna në Kroaci, pas përhapjes së koronavirusit, raporton Gazeta Express.

Ajo ka deklaruar se janë duke punuar me ambasadën në vend, që të kujdesen për strehimin e këtyre personave.

“Punëdhënësit e tyre janë duke i largu nga puna, nuk janë duke u përkujdesur për ta që t’i strehojnë diku. Hapin e parë që kemi marrë me ambasadën, është që jemi duke biseduar me punëdhënësit derisa të kalon kjo periudhë një mujore. Shpresoj që së shpejti të rregullohet çdo gjë. Bëhet fjalë për 50 punëtorë”, thotë ajo.

Deputetja shton se për momentin është mirë që këta persona të mos largohen nga Kroaci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here