69 persona në listë për t’u testuar në Kamenicë, kanë kontaktuar me 12 të infektuarit e Topanicës

0
55

12 banorë të fshatit Topanicë të komunës së Kamenicës janë prekur me virusin COVID-19 gjatë kësaj jave. Rasti i parë u shënua të hënën e 29 marsit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës mori mostrat e 17 personave që dyshohej se kishin kontakte me të prekurin e parë. Familjarët e ngushtë, e më pas edhe anëtarët e familjes me të gjërë, e po ashtu një shok i të infektuarit të parë, janë 11 të infektuarit e tjerë nga Topanica. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka treguar për Gazetën Express se tashmë janë në përpilim të listave të kontakteve që këta persona kanë mundur të kenë me banorët e tjerë. Ai ka theksuar se tashmë një listë me 69 emra është në duart e IKSHKP’së, në pritje për t’u testuar

69 persona të cilët dyshohet se kanë pasur kontakt ndonjërin prej 12 personave të infektuar nga Topanica, po presin të testohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të parë nëse janë prekur me virusin COVID-19.

10 anëtarë të familjes së ngushtë e të gjerë të personit të parë që doli pozitiv në testin për COVID-19 dhe një shok i tij, kanë pasur kontakte edhe me njerëz të tjerë, duke mos e ditur se vetë janë të prekur nga koronavirusi.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë për Express se është formuluar lista e parë me kontaktet e mundshme të të prekurve me COVID-19, e këta persona do të testohen sa më shpejt që është e mundur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here