8 shenja që jeni në një lidhje të fortë edhe pse nuk e kuptoni

0
117

Si është të jesh në një lidhje të fortë?!

Ndonjëherë ka takime romantike, qirinj me aromë, shëtitje të kapur për dore dhe ndonjëherë e gjeni veten duke lare enët, hekurosur rrobat, apo duke u zënë për një gjë të vogël derisa kthehet në një sherr të madh.

Me fjalë të tjera, ndonjëherë dashuria dhe pasioni për njëri-tjetrin është shumë i qartë, ndonjëherë jo. Por sit ë kuptoni nëse lidhja juaj është përsëri e fortë, apo po merr të tatëpjetën?!

Mendoni shpesh për partnerin tuaj kur nuk jeni pranë

Sa më shumë ta mendoni aq më shumë të dashuruar jeni!

Iu përgjigjeni pozitivisht lajmeve të njëri-tjetrit

Kur jeni entuziastë për arritjet apo lajmet e mira të partnerit tuaj, konsiderojeni si një shenjë të mirë.

Kaloni kohë me miqtë tuaj

Të shkëputeni nga njëri-tjetri dhe të kaloni kohë me miqtë tuaj, e përforcon edhe më shumë lidhjen. Të gjithë kanë nevojë për disa kërkesa personale dhe të anagazhohesh në aktivitete të tjera.

Keni një sens humori të njëjtë

Mënyra si ju bëni shaka apo qeshni me njëri tjetrin vetëm me një gjest, tregon se mund të gjeni një gjuhë të përbashkët me njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se mund të sqaroni dhe keqkuptimet.

I ndani punët e shtëpisë

Në fund të fundit është një hapësirë e përbashkët dhe për sa kohë të dy palët kontribojnë në mirëmbajtjen e saj, çdo gjë shkon mirë.

Provoni gjëra të reja bashkë

Aktori Bill Murray në një intervistë të vjetër ka thënë: “Nëse doni të dini se personi që keni në krah është I duhuri për ju, bëni me të një udhëtim nëpër botë, në fund do e kuptoni”. Mos ndaloni kurrë së bëri gjëra të reja bashkë, monotonia vret!

Nuk jeni komplet të varur tek njëri-tjetri

Sa më dramatike dhe serioze të bëhët lidhja, aq më shumë gjasa ka që të ndaheni. Të jesh i fokusuar vetëm tek partneri, nuk është një shenjë e mirë.

Dini si të merrni veten edhe pas një sherri

Sipas psikologut John Gottman, ajo që e bën një lidhje të suksesshme është që çifti të jetë I aftë të rrimarë veten edhe pas një sherri. Konfliktet nuk mund të evitohen, por mund të riparohen…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here