A do ta vizitojë Donald Trumpi Kosovën?

0
25

Në një tavolinë u ulën bashkë me 4 shtator. Në mes të kryeministri të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandër Vuciq, qëndroi politikani më i rëndësishëm në botë.

President amerikan Donald Trump, nënshkroi një ujdi me dy politikanët ballkanik. Ndërsa shprehu interesimin për të vizituar dyja shtetet.

Çështja e vizitës është sjellë në vëmendje edhe një herë, nga emisari amerikan Richard Grenell.

Ky i fundit këtë të martë në një radio serbe në Uashington, ka thënë se  Donald Trump do të vizitoj Kosovën.

Por, një vizitë e tillë duket se nuk është në planet afatshkurta të presidentit Donald Trump.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar burime të T7, brenda administratës amerikane.

Që është e vështirë  të ndodh një vizitë e tillë në kohën kur në SHBA po zhvillohet, e thotë edhe analistit, Ilir Ibrahimi.

Por, Ibrahimi e vlerëson lartë çfarëdo vizite të presidentit amerikan që mund ti bëhet Kosovës teksa thotë që kjo tregon seriozitetin e Amerikës në inkuadrimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Takimi mes Kosovës e Serbisë në Uashington ishte një ndër rastet  e rralla ku presidenti amerikan merre pjesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here