A do të mund të shkojnë kosovarët lirshëm në Ulqin për pushime nga qershori?

0
73

Kosovarët nga fillimi i qershorit ka gjasa që të nisen për në Ulqin për t’i kaluar pushimet, pa u testuar për koronavirus.

Këtë e ka lënë të kuptohet kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka biseduar me ministrin malazez të turizmit, dhe se është duke u punuar nga distanca që Ulqini e Mali i Zi të jenë destinacione të pushuesve kosovarë, me rënien e numrit të rasteve me COVID-19.

Postimi i plotë:

Sonte në darkë patëm një bashkëbisedim të këndshëm me z. Ministrin e Turizmit në Mal të Zi, dhe po punojmë nga diatanca duke shpresuar që Ulqini e Mali i Zi shumë shpejtë do të jenë Free Corona Destination dhe lutemi që në Kosovë të zvoglohet numri i të infektuarve me Covid 19 dhe nga fillimi i qeshorit qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të udhëtojnë në Ulqin pa bërë teste të Sars Cov 2 për të kaluar pushimet verore atje.
Deri atëherë gjithë të infektuarve me Sars Cov 2 sherim të shpejtë!.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here