A e çoi gazi në Athinë – Çfarë tha Ambasadori amerikan pas takimit me Gërvallën në zyrën e tij?

0
39

Një prej temave të diskutuara në Athinë në mes të Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologut të saj, Nikos Dendias, ka qenë fusha e energjisë. Dendias ka thënë se dëshira e Greqisë është që Ballkani Perëndimor të jetë i lidhur përmes interkonektorëve të gazit të TAP-it.

Anipse përgjigja e Gërvallës ishte se Kosova do të mbetet në kontakt me miqtë për opsionet e tranzicionit energjetik, dhe do ta njoftojë këtë të fundit për vendimet e Kosovës në këtë fushë, ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt ka treguar se çfarë ka biseduar me Gërvallën në zyrën e tij.

Pyatt përmes një cicërime në Twitter tha se ShBA-të mbështesin fuqishëm synimet e Greqisë dhe Kosovës për energjinë, ekonominë dhe sigurinë në Ballkan.

“Takimi i madh me @GervallaSchëarz gjatë vizitës së saj të parë në Athinë, një shenjë e forcimit të marrëdhënieve ndërsa Greqia dhe Kosova punojnë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të energjisë, ekonomike dhe të sigurisë për stabilitet dhe prosperitet më të madh në Ballkan – të gjitha synimet që SHBA-ja i mbështet fuqishëm”, shkroi Pyatt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here