A e keni ditur se Kosova ka më shumë deputete se sa Kroacia?

0
30

Në shtetet e Ballkanit Perëndimor ku përfshihen Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Kroacia, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, ky i fundit ka më së paku gra deputete në parlament, marrë parasysh numrin e përgjithshëm të deputetëve.

 E fqinji ynë verior, është shteti i cili prin në numrin më të lartë të grave në parlament me 38.8%, ndërsa 61.2% janë burra.

Menjëherë pas Serbisë vjen Maqedonia e Veriut me 38.3% gra në kuvend, ndërsa 61,7% janë burra.

Kosova renditet e treta sipas statistikave me më pak se 1/3 e ulëseve në kuvend që përfaqësohen nga gratë. 32,5% të deputetëve janë gra, ndërsa 67,5% janë burra.

Kroacia ka vetëm 31.1% të deputetëve gra, ndërsa 68.9% të deputetëve janë burra. Kujtojmë se Kroacia është shtet i Bashkimit Evropian.

Bosnje e Hercegovina është shteti i parafundit në listën e statistikave, ku në kuvend vetëm 26.2% janë gra, e pjesa tjetër prej 73.8% janë burra.

Në legjislaturën e kaluar të Malit të Zi, 29.63% të deputetëve kanë qenë gra. Ndërsa në legjislaturën e fundit, ky numër ka rënë për 6%. Aktualisht Mali i Zi ka 22.2% të deputetëve gra dhe 77.8% të deputetëve janë burra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here