Ada, ylli shqiptar nga Amerika vjen me projektin e saj të parë

0
27

Një tjetër yll shqiptar që jeton në SHBA konkretisht në Kafilorni sapo prezantohet me projektin e saj të parë por mjaft interesant. Po flasim për artisten Ada Satka, në fakt vjen nga një familje artistësh ku babai i saj është një Pavarot i dytë, ku mësojmë se ka qenë Sako babai i cili e ka shtyrë dhe përkrahur Adën në muzikë që moshën 7 vjeçare. Edhe vëllezërit e saj janë muzikantë, ndërsa Ada në fillim ka dashur të rri si backround si një kompozitore për artistë të tjerë duke bashkëpunuar me producentë botërorë për këngëtarë të njohur të huaj. E tani ka ardhur koha të njihet vetë si artistë e këngëtare e cila sapo ka prezantuar një super projekt me titull “Fajet”. Duket që nga interpretimi dhe klipi vërtetë si një yll që do të konkurojë fort emrat më të njohur të momentit në muzikën shqiptare. Melodia është punuar nga vetë Ada me tekst nga ajo dhe Elinel dhe Mix nga Cricket dhe Master nga Nome Ent e klipi punuar nga Sekuence. Ne ju ftojmë na klikoni dhe ta dëgjoni në linkun më poshtë dhe mbani mend këtë emër që tani Ada, e cila ka ende projekte gjigande që do të vijnë dhe ka zgjedhur të punojnë me producentin e hiteve shqiptare Cricket.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here