Ahmeti kujton Astrit Deharin: Ishte zë i fortë për drejtësi e barazi

0
30

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kujtuar aktivistin e ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharin në trevjetorin e vdekjes.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka kujtuar aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astirt Dehari, i cili për një kohë ishte edhe punëtor në Komunën e Prishtinës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka thënë se Dehari ishte modest, punëtor, zë i butë për miqtë, e zë i fortë për drejtësi e barazi.

Ai ka thënë se vdekja e Deharit mbetet ende e pasqaruar.

“Vdekja e tij në burgun e Prizrenit ku ishte dërguar dhe mbajtur padrejtësisht mbetet e pasqaruar. Dhe kjo është barrë jo vetëm për pushtetin e atëhershëm politik e administrativ, por barrë për secilin qytetar të Republikës. Barra dhe përgjegjësia veçse do të shtohen deri të zbulohen krejt rrethanat dhe krejt përgjegjësit e asaj çfarë ka ndodhur”, ka shkruar Ahmeti, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Ahmetit pa ndërhyrje:

Astrit Dehari ishte aktivist politik, aktivist i LVV, student shembullor dhe për një kohë edhe punëtor shembullor në Komunën e Prishtinës.

Përveç temave të drejtorisë së shëndetësisë, vinte te unë në zyre gjithmonë kur kishte takuar ndonjë qytetar në hall nga gjendja ekonomiko-sociale dhe mendonte se duhet ti ndihmojmë. E shihte si qëllim jetësor ndihmën për njerëzit në nevojë.

Vdekja e tij në burgun e Prizrenit ku ishte dërguar dhe mbajtur padrejtësisht mbetet e pasqaruar. Dhe kjo është barrë jo vetëm për pushtetin e atëhershëm politik e administrativ, por barrë për secilin qytetar të Republikës. Barra dhe përgjegjësia veçse do të shtohen deri të zbulohen krejt rrethanat dhe krejt përgjegjësit e asaj çfarë ka ndodhur.

Por, sot, në tre vjetorin e vdekjes së hershme të Astritit, ta kujtojmë Astritin për njeriun që ishte, modest, punëtor, zë i butë për miqtë, e zë i fortë për drejtësi e barazi.

Shpirti ndjesë i past!

#drejtesiperastritin

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here