Ahmeti: Kurti nuk di si t’i bëjë ballë presionit amerikan

0
42

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se qeveria e re nuk do t’i bëjë ballë presionit amerikan për taksën si dhe për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi.

“VV ka bërë kritika të mëdha sa ishte në opozitë. Por tani që është në pozitë Kurti nuk e di si t’i bëjë ballë presionit amerikan”, thotë Ahmeti.

“Nuk është më koha e njëjtë. Para një viti kemi pasur kohë që të marrim vendime bashkë, të bëhemi bashkë dhe të dalim me një qëndrim. Tani më nuk është ashtu. E keni parë se Trumpi është vendimmarrës i shpejtë dhe i pafalshëm. Besoj që shpejtë do të vijë një ofertë ‘mere ose lëre’”, thotë ai.

“Këta po shpresojnë që Trump do t’i humbë zgjedhjet atje. Nuk besoj që SHBA do e lë Kosovën, pasi këtu ka interesa strategjike, ka investuar 250 milionë në ambasadë etj… Por tani mund ta ndryshojë qasjen karshi nesh”, tha Ahmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here