Ahmeti takon Kasamin/ Qeveria e re LSDM-BDI-BESA?

0
14

Koalicioni i mundshëm mes LSDM-së, Besës dhe BDI-së po jep shenjat e para. Pas zbutjes së qëndrimeve mes rivalëve LSDM dhe BDI, këtë të martë janë zhvilluar edhe takime të niveleve të larta.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, nëpërmjet të një postimi në Facebook, ka njoftuar për takimin e realizuar me Kryetarin e partisë Besa, z. Bilall Kasami.

“Pas bisedës telefonike të javës së kaluar, sot në Shkup takova Kryetarin e Lëvizjes “Besa”, z. Bilall Kasami.Me z. Kasami vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik dhe bashkarisht mirëpritëm vlerësimet afirmative të komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të OSBE/ODIHR.
Gjatë takimit konstruktiv, u dakorduam të vijojmë përpjekjet tona në rrugën euroatlantike të vendit si dhe reformat e shumëpritura në drejtim të sundimit të ligjit duke zhvilluar dialog të hapur dhe të vazhdueshëm.Në ditët në vijim, gjithësesi se shpresoj që të realizoj takime pune edhe me kryetarët e partive opozitare shqiptare në interes të qytetarëve të vendit tonë.”
 shkruan Ahmeti

Thuaj se të njëjtat gjëra i kumtuan edhe nga Lëvizja Besa pas takimit:

Sot në Shkup me ftesë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti u realizua takim mes kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe z.Ahmeti.
Në këtë takim u vlersua përfundimi i procesit zgjedhor konform raportit të OSBE/ODIHR, si dhe palët u dakorduan se shteti ka nevojë për rivendosjen e institucioneve me kapacitet të plotë përmes formimit sa më të shpejtë të Qeverisë dhe shumicës parlamentare.
Bashkëbiseduesit u dakorduan se duhet të ketë një dialog të hapur dhe të vazhdueshëm për sa i përket temave që kanë të bëjnë me interesat e përbashkëta si që janë proceset integruese për anëtarsim e vendit në Bashkimin Evropian dhe reformave që janë të domosdoshme për sa i takon sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës
” thonë nga Lëvizja Besa.

Ahmeti ka kumtuar se pas Besës do të ftoj edhe liderët tjerë të partive politike shqiptare megjithatë nuk duhet nëse kreu i ASH-së Ziadin Sela dhe kreu i Alternativës Afrim Gashi do të pranojnë takimin me z.Ahmetin pasi që pretendojnë se u është bërë padrejtësi në zgjedhjet e 15 korrikut.

Ditë më parë mediat në gjuhën maqedonase njoftuan se 4 deputetë të VMRO-së kanë dalë tashmë si të pavarur duke lënë të hapur mundësinë që t’i bashkangjiten shumicës së re parlamentare të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Në lojë janë të gjitha kombinimet e mundshme, duke mos përjashtuar edhe bashkëpunimin e LSDM-së me koalicionin “Tash është koha” (ASH-AAA) edhe pse nuk doli fitimtar në zgjedhjet e 15 korrikut.

Megjithatë, ditëve në vijim pritet intensifikimi i takimeve dhe bisedimeve për formimin e shumicës parlamentare.

Sipas burimeve të Gazetës Express në Shkup, BDI-ja dhe Ali Ahmeti vazhdojnë të këmbëngulin në realizimin e kërkesës së tyre për kryeministër të parë shqiptar në Maqedoni edhe pse një gjë e tillë nuk është se po pritet mirë nga partitë e bllokut maqedonas.

Në opsion mbetet edhe pozita e kryeministrit me rrotacion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here