
Përfaqësues të lartë të autoriteteve të Serbisë dhe Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Uashingtonit me mirëbesim dhe shpresojmë që ata janë akoma të gatshëm të bashkëpunojnë në zbatimin e asaj për të cilën janë zotuar, i tha Tanjug një zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Beograd. Duke iu përgjigjur pyetjes së Tanjug se çfarë mund të pritet nga administrata e re amerikane kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Uashingtonit dhe nëse kjo marrëveshje, pra disa nga dispozitat e saj mund të vihen në dyshim, ai theksoi se administrata e re amerikane mund të vendosë përparësi të reja për politikën e saj, por që rritja ekonomike dhe bashkëpunimi rajonal sic u thotë miqtëve të tyre në rajon gëzojnë mbështetje të gjerë në Uashington dhe do të mbetet një nga përparësitë./shqip.press