Angela Merkel njofton mbylljen e llogarisë në Facebook

0
35

Kancelarja gjermane Angela Merkel pas largimit nga drejtimi i CDU’së, ka vendosur që të largohet edhe nga Facebooku.

Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e saj, Merkel njoftoi largimin nga Facebook – ku ajo ka më shumë se 2.5 milionë ndjekës.

Merkel falënderoi përdoruesit për mbështetjen e dhënë, duke ju kujtuar se punën e saj si kancelare mund të vazhdojnë ta ndjekin.

“Sot është dita që unë dua t’ju falënderoj për mbështetjen e fuqishme në faqen time në Facebook”, tha Merkel në video.

“Ju e dini që unë nuk jam më kreu i CDU dhe kjo është arsyeja pse unë do të mbyll faqen në Facebook”, shprehet Merkel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here