Anna ne programin e Radio 21: “Po klikimet mund t’i blesh e publikun jo” (Video)

0
21

Ajo ka sjellë një bashkëpunim tjetër me këngëtarin Hekuran Krasniqi e quhet ” Inati ” që po ecën mjaft mirë. Eshtë kjo këngëtarja Anna e cila ka qenë e ftuar në programin “Me 21-in” të moderatorin Maksim Gjokaj në Radio 21, ku ka treguar për këngën por ka hyrë edhe direkt në temën e programit ku po diskutohej për liberalizimin e vizave e nëse do të ndodhte për kë do të do të gëzohej ajo që ta vizitonte atje në Zvicër ku jeton, e ajo menjëherë ka thënë gjyshërit e saj pasi janë të vjetër. Por e pyetur se pse nuk kanë preferuar të rrisin apo blejnë klikime për këngën e re qoftë ajo apo edhe Hekurani Anna kishte këtë përgjigje: “Po klikimet mund t’i blesh e publikun jo e të jemi real. Pasi i ndjek ata që këndojnë live, pasi unë kam qenë në Gjakovë e kujtoj ishte Hekuran Krasniqi e njerëzit ishin plot pasi. Këto janë klikime dhe komente reale e janë mëse të mjaftueshme për mua e hapat e parë të karrierës që unë kam në muzikë”. Anna ka treguar se e pamundur të merret edhe me modë duke qenë se ka qenë modele dhe miss por siç tha ajo mjafton muzika edhe infermieria që e ka në gjakë, pasi duhet shumë kohë.

Por cila është këngë shqiptare që do tja këndonte pacientin në spital Anna për ta motivuar atë?: “Unë këndoj shpesh dhe aty por do ta këndoja këngën ” Zemra sa e don” se e kam shumë për zemër e madje ata pacientat qeshin se e din ajo e këndon për të mirën e tyre”. Ndërsa më tej gjatë intervistës ajo ka treguar se në familje ka më shumē fanse mamin, ndërsa mendon se pas disa kohësh mund të jetë në koncerte edhe në gëzime familjare kur të ketë më shumë ekperincë dhe këngë por ka menduar që të bashkëpunojë shumë shpejt për projekte të reja me një produksion të ri e ndoshta deri për vit të ri do të kemi ndonjë risi në muzikë.

https://www.youtube.com/watch?v=dfns41wxHQU

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here