Ariu bie në bunar, nxjerrët përmes traktorit

0
29

Në Bosnjë-Hercegovinë ka ndodhur një incident i pazakonshëm. Një ari ka rënë në bunar, por banorët lokalë janë organizuar dhe kanë shpëtuar atë, kanë njoftuar mediat lokale.

Ndonëse plotësisht në ujë, ariu ia ka dalë të mbajë kryet mbi sipërfaqe. Ka provuar të dal nga vendi ku kishte ngecur, por pa sukses.

Banorët lokal fillimisht kanë provuar ta nxjerrin përmes një druri, por pa shumë sukses. Më pas kanë shfrytëzuar traktorin për ta tërhequr ariun, që ka dalë nga bunari që nuk ishte shumë i thellë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here