Armend Zemaj zbulon se vëllai i deputetes së AAK’së, Time Kadrijaj, ishte sulmuar veç pse ishte në LDK

0
79

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka zbuluar përmes një shkrimi se vëllai i deputetes së AAK’së Time Kadrijaj, ishte sulmuar veç pse ishte në LDK.

Kjo deklaratë e Zemajt erdhi pasi deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj akuzoi atë se ishte njëri nga njerëzit kryesor që ia bëri kuorumin Hashim Thaçit të zgjidhet President i Kosovës.

“Një ndër individët kryesor që ia bëri kuorumin për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovës, është deputeti i LDK-së Armend Zemaj”, tha Time Kadrijaj për deputetin e LDK’së.

E ky i fundit përmes një shkrimi tha se vëllai i saj ishte veprimtar i LDK’së, dhe për këtë ishte sulmuar.

“Po doktoresha Time, është e vertetë që ju nuk beni “lojna”, sepse nuk ke bërë “lojna” as kur je inkuadrue në AAK ( po sulmet kundër vellaut tuaj dhe familjes që ishin veprimtar të LDK-së, nuk ishin lojna)…”, ka shkruar Zemaj.

Kurse, deputetja e AAK’së fillimisht tha se ata nuk bëjnë lojëra, siç tha ajo, “sikur ke bërë dhe bën ti”.

“Për këta kufijë kam qenë në luftë, bashkë me shumë të tjerë. Ti bëhu burrë dhe tregoi Kosovës pse ke shku me siguru kuorumin në seancen parlamentare për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.”, pati thënë Kadrijaj.

Ky është reagimi i Armend Zemajt ndaj Time Kadrijajt:

Po doktoresha Time, është e vertetë që ju nuk beni “lojna”, sepse nuk ke bërë “lojna” as kur je inkuadrue në AAK ( po sulmet kundër vellaut tuaj dhe familjes që ishin veprimtar të LDK-së, nuk ishin lojna)…

Doktoreshe ju nuk bëtë “lojna” as me Kullen e as me Zhlebin po as me Qakorrin ( Lluka e Strellci i Ulet e Rugova akoma janë aty)…

Doktoreshe ju nuk bëtë lojra as me veteranë, invalid e familje të dëshmorëve ( edhe emri juaj ne listen e mashtruesve nuk ishte lojë apo)…

Doktoreshe nuk ishte loje as pjesemarrja ime ne seancë, sepse nuk mund te bëhësha pjesë e lojes së qadrave në sheshin përballë Kuvendit ( në atë loje të qadrave kishte bandita, kriminel ordiner me emer dhe mbiemer)

Doktoreshe qendro e mos u ba pjese e lojrave të liga, ruaje se paku atë integritet dhe kontribut që pernime e ke dhanë në luftë, të cilin e çmoj…

Respekt!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here