Arrestohet kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të “Trafikut Urban” në Prishtinë

0
53

Ruhan Beha, kryesues i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes “Trafiku urban” është arrestuar sot nga policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, pas hetimeve paraprake, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrim i ndikimit, ka arrestuar të dyshuarin: R.B. (1982), kryesuesi i Bordit të Drejtorëve – Trafiku Urban në Prishtinë.

I arrestuari, dyshohet se ka tejkaluar autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here