
Arsenali është në bisedime me Shakhtar Donetsk për transferimin e sulmuesit Manor Solomon.
21-vjeçari ka shkëlqyer me Shakhtarin këtë edicion duke shënuar pesë gola në 17 paraqitje, përcjellë lajmi.net.
Sipas Guardian, Arsenali e ka vëzhguar Solomon rreth një vit dhe synon ta transferojë qysh këtë muaj.
Mirëpo, agjenti i lojtarit Ronen Katsav, më herët ka bërë të ditur se do largohet në fund të edicionit.
“Mendoj se transferimi i madh do ndodh në verë sepse janari gjithmonë ka probleme”.
“Ndërsa, COVID-19 ka efekt dhe gjërat mund të bëhen të qarta në verë. Por, çdo gjë mund të ndodh”, u shpreh ai.
Arsenali prioritet e ka transferimin e Emiliano Buendia nga Norwich City, por vlera e kërkuar prej 40 milionë euro është vështirë të pranohet nga “Topçinjtë”.