Artisti i njohur Bekim Ibrahimi në “Jetë o jetë” na flet për dy realitete

0
17

Projekte muzikore pa fund e mjaft të mirëpritura nga publiku shqiptar. Tashmë këngëtari Bekim Ibrahimi ka vulosur emrin e tij si pjesë e rëndësishme e skenës muzikore shqiptare. Projekti më i ri muzikor ardhur nga ai quhet “Jetë o jetë”, ku këtu ka krijuar vetë muzikën me orkestrim nga Alfred Kaçinari, teksti vetë artisti me Jahe Fida e video xhiruar në sheshin Skënderbej në Tiranë dhe tjetri te Ujvara e Shengjergjit nga Artfabe, e sponsor nga Swiss Musk. Kënga me klip po pëlqehet mjaft e mund ta dëgjoni në linkun më poshtë.

Këngëtari i njohur brenda dy viteve ka thyer rekordin duke sjellë 23 këngë, ndërsa për projektin “Jetë o jetë ” nisi si ide nga ai duke treguar dy jetë të ndryshme, atë të thjeshtën e luksozen, dhe nëse klikoni në video tregohet krejt idea mjaft interesante dhe reale. Kanë mbetur edhe 2 muaj deri në mbyllje të vitit e artisti këto ditë të fundit të tetorit do të jetë në Kosovë, por arsyen ndoshta do ta marrim vesh me ndonjë projekt të ri muzikor gjithmonë e më interesant siç din vetëm ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here