Bajrami: LDK synon bashkimin e Doganës dhe ATK’së

0
7

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se politikat tatimore për këtë parti, që është e qendrës së djathtë, janë shumë të rëndësishme.

“Politikat tatimore i shikojmë nga tri këndvështrime. E para është nga këndvështrimi i të hyrave të rregullta për buxhetin ku ne mendojmë që duhet të tatojmë në mënyrë që të mbulohen vetëm funksionet e domosdoshme për shtetin dhe jo të gjobiten bizneset në mënyrë që buxheti të ketë para shtesë dhe të shpenzojë për lukset e Administratës Tatimore”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

“E dyta është që tatimet janë në funksion të zvogëlimit të informalitetit dhe e treta është shpenzimi i tatimit, pra mënyra se si bëhet shpenzimi”.

Bajrami e ka përsëritur propozimin e njëjtë që LDK-ja e kishte dhënë edhe në vitin 2017 – atë për bashkimin e ATK-së dhe Doganës.

“Ne në mandatin qeverisës e kemi përfunduar Pakon e Parë Fiskale. Pakoja e Dytë Fiskale e ka pasë këtë qëllim – bashkimin e Administratës Tatimore dhe Doganës në funksion të mbledhjes të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) brenda vendit”.

“Ne e kemi parë se në mesin e barrierave kryesore për bizneset është ky – diku rreth 600 milionë në vit sektori privat e krediton shtetin. Sot të gjitha të hyrat që janë në bilancin bankar të Kosovës, pjesa më e madhe e tyre është pikërisht kjo. Ne varemi në masë të madhe nga importi dhe kemi bilanc shumë negativ tregtar, atëherë të hyrat kryesore në arkën e shtetit janë Dogana dhe TVSH-ja që të dyja mblidhen në kufi”.

“Pako e Dytë Fiskale ka pasë për qëllim që brenda një afati të caktuar të fillojë mbledhja e TVSH-së brenda. Kur ligjet kanë ardhë në Kuvend në mandatin e kësaj qeverie, ne kemi parë që jo që është ndryshuar Pakoja Fiskale dhe nuk parashihet bashkimi i Doganës dhe ATK-së, por për më tepër në Ligjin për TVSH-në e kanë paraparë që ta krijojnë një administratë të re të TVSH-së”.

“Ne e kemi konsideruar tepër të rrezikshme dhe shumë të panevojshme krijimin e një administrate tjetër. Bizneset sot vuajnë nga burokracia e madhe, por atyre është dashur që t’u shtohet edhe një agjencion për qëllime të punësimit dhe rahatim të militantëve”.

“Për ne në këtë kontekst shtylla kryesore është bashkimi i ATK-së dhe Doganave, por jo të funksioneve kryesore të tatimeve dhe mbledhjes së doganave – do të jenë si funksione të ndara, por shërbimet e përgjithshme të këtyre dy institucioneve do të bashkohen siç janë departamenti i shërbimeve të përgjithshme”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here