Bajrami: T’i bllokojmë pikat kufitare, aeroportin e Gllogjanin për të mos lejuar shkuarjen e Ramushit në Hagë

0
45

Teologu Mustafa Bajrami, sot ka bërë thirrje që me çdo kusht të mbrohet komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se duhet të bllokohen rrugët, aeroporti e fillimisht Gllogjani për të mos lejuar Ramush Haradinajn ta dërgojnë në Hagë.

Përndryshe, Bajrami si ish ushtar i UÇK-së edhe më parë ka dalë me shkrime në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

Më poshtë gjeni shkrimin e tij të plotë në llogarinë e tij në Facebook;

Shqiptarët duhet të ngriten në këmbë nga Saranda e deri në Merdarë për ta mbrojtur e për të mos ja dorëzuar Hagës komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinajn. Deshti apo s’deshti Ramush Haradinaj…!

I tërë Gllogjani duhet ta rrethojë katundin e të mos lejojë daljen nga aty të Ramush Haradinajt. Populli duhet të derdhet në aeroportin e Prishtinës e ta bëjë terr atyhin dhe pikat kufitare. Të mos lejojë hyrjen e Ramushit as në aeroport e në asnjë pikë kufitarë nga ku do ta kishin dërguar për në Hagë.

Sepse dërgimi i Ramushit në Hagë është goditja përfundimtare ndaj UÇK-së, ndaj vlerave të shenjta të luftës së shenjtë që e bëmë për liri.

Personalisht dhe me familje e me mburrje do të isha ngujuar në rendin e parë të njerëzve në mbrotje të komandantit të UÇK-së, në mbrojtje të vlerave të UÇK-së. I bëjë thirrje OVL-së së UÇK-së që urgjentisht të marrin hapat e duhur për senzibilizim.

Nëse nuk e bëjmë këtë, çdo gjë që themi e shkruajmë, janë pallavra. Janë llomotitje.
Popujt e mençur atdhedashës e që ja dinë vlerën luftës për liri, kështu kanë vepruar. Nuk kanë heshtur kaq shumë karshi padrejtësive që u janë bërë.

Kohë më parë popullata turke doli në rrugë dhe për 45 ditë me radhe nuk u kthye nëpër shtëpi. Fjeti nëpër sheshe. Me tërë qenien mbrojti atdheun, Turqinë, demokracinë dhe presidentin e tyre. Ata nuk hezituan e as i dëgjuan analistët pa tru që filozofonin si të ishin të shitur e zangoq.

Nuk është vetëm rasti i Turqisë. Ka edhe shumë shembuj të tjerë që vepruan kështu.

Unë jam për drejtësi. Por kurrë nuk mund ta pranojë këtë dhunë, fillimisht psikologjike që po na bëhet. Evropa e demokracisë nuk duhet të lejojë gjithë këtë nëpërkëmbje që po na bëhet. Sidomos shqiptarët më nuk duhet të lejojnë…!

T

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here