Barack Obama “frikësohet” nga vajza e tij 19-vjeçare

0
14

Barack Obama deklaron se friksohet nga vajza e tij adoleshente.

  Mund të kesh drejtuar gjithë Amerikën, por s’është çudi të kesh “frikë” nga vajza jote 19-vjeçare. Ish-presidenti Barack Obama, gjatë një interviste me Jimmy Kimmel foli për librin e tij “A Promised Land”, por sigurisht u ndal edhe tek jeta familjare, shkruan The Hill.

Ndër të tjera, Obama tha se herë herë “ka frikë” nga Sasha, vajza e tij 19-vjeçare. Arsyeja?! Ajo është identike me nënën e saj, Michelle dhe Barack i druhet pak këtij fakti.

“Arsyeja është se Sasha është një mini Michelle dhe unë kam frikë nga Michelle.” u shpreh ai duke shtuar se vajza e vogël ka të njëjtën sjellje dhe pamje si ish-Zonja e Parë.

Sigurisht, presidenti sqaroi se ishte thjesht një batutë, duke qenë në familjen e tyre përgjithësisht shakatë bëhen mbi të.

Në librin e ri, që është tashmë në shitje, Obama flet për jetën presidenciale dhe ndikimin që pati kjo periudhë në jetën familjare dhe martesën me Michelle.

Kujtojmë që Obama pak ditë më parë ka publikuar librin “A Promised Land” që flet për eksperiencën në Shtëpinë e Bardhë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here